Katër studentë janë plagosur pasi u përfshinë në një sherr me thika. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Presidencës, në bulevardin kryesor të Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit ka qenë për ngacmimin e një vajze, e cila është e dashura e njërit prej të plagosurve.

Të plagosurit janë Jurgen Lleshi, 18 vjeç, Feliks Lleshi, 18 vjeç, Klajdi Dumi 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç (studentë). Ata kanë marrë goditje me thikë në këmbë dhe në shpatull, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre, Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy 18 vjeç mësohet se janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.