Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot para mediave ku ka numëruar një sërë akuzash në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk pranoi kërkesën për shkarkimin e 4 gjyqtarëve që kishte kërkuar kjo ministri.

Gjonaj tha sot se KLD ka dështuar në llogaridhënien e gjyqtarëve. Ajo ka numëruar shkeljet e gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

"E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD-në. Me gjithë shkeljet e gjyqtarëve, KLD nuk i shkarkoi. Tregoi se KLD është në interesin e gjyqtarëve, në dëm të publikut. Por ne jemi të vendosur për të reformuar drejtësinë", deklaroi Gjonaj.