Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, është larguar për pak çaste nga zyra e tij dhe ka zhvilluar një vizitë të veçantë me një grup nxënësish.

Ambasada Amerikane në faqen e saj në “Facebook” ka treguar për takimin në fjalë përmes publikimit të një fotoje.

Mes shumë diskutimeve, siç duket ajo që i ka lënë mbresa Donald Lu-së ka qenë pyetja e një prej nxënësve se; “Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?”. Ndërkohë, që ambasadori nuk ka nguruar që të përgjigjet, ndërsa shtoi: “Të takoj të gjithë ju”.