Shoferi i ish-ministrit të Brendshmëm Saimir Tahiri po dëshmon sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gentian Caka po merret sot në pyetje për herë të dytë, lidhur me çështjen ‘Tahiri’.

Saimir Tahiri pak ditë më parë hoqi dorë nga mandati i deputetit, për t’i hapur rrugë Prokurorisë që kjo e fundit ta hetojë si qytetar, pas akuzave për përfshirje në trafik droge.