Një 43-vjeçare nga Durrësi ka përfunduar në spital, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj ditën e shtunë.

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga ditën e diel shtetasin H.H. 59 vjeç, banues në fshatin Perlat, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit, shtetasja me inicialet F.H., ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga dhuna bashkëshortore.

Rastet e dhunës janë thuajse të përditshme në komunikatën e policisë së Durrësit dhe pjesa më e madhe e personave të dhunuar pajisen me urdhër mbrojtje, në tentativë për të parandaluar raste të ngjashme dhune në të ardhmen.