Shkrumbohet 79-vjeçarja, pasi harron bombulën e gazit hapur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasja Xh.R., ka vdekur në spital ditën e djeshme (më datë 06.05.2018), ndërsa zjarri ka përfshirë banesën e të moshuarës më datë 04.06.2018 në një lagje të Shijakut.
"DurrësLajm" mëson se viktima jetonte e vetme, e pasi ka gatuar e ka harruar bombulën hapur, ndërsa ende mbeten të paqarta arsyet e shpërthimit të flakëve brenda shtëpisë së saj.
Në komunikatë policia vendore bën të ditur se "Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja Xh.R., vjeçe 79, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale."





