Një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur pranë një mbikalimi në autostradën Tiranë-Durrës.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përmbysjen e makinës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.