"Foiler" është yahti avanguard që fluturon mbi ujë, prodhuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky yaht kushton 990 mijë dollar, por ofron një shfaqje të jashtëzakonshme.

Mjeti ngrihet në një metër e gjysmë mbi nivelin e detit duke evituar kështu fërkimin me ujin dhe dallgët. Sekreti është tek hydrofoil, dy krahë anësore prej karboni.

Yahti i gjatë pak a shumë 10 metra ka dy motorë hibridë. Gjithashtu ai mund të lundroje edhe me energji elektrike.