Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një 68-vjeçar, i cili përfundoi në spital.
Ngjarja ndodhi pak metra larg “Kryqëzimit të Dinamos”, në rrugën e spitaleve.
Automjet tip “Ford” ka përplasur të moshuarin, i cili në ato momente ka tentuar që të kalojë rrugën.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





