Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ në Kakavijë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Në pranga kanë rënë shoferi i mjetit ‘Benz’ me targa AA864TV, Raul Bodlli 20 vjeç nga Shijaku si dhe pasagjeri Klajdi Reka nga Durrësi.
Ata u paraqitën në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ sot në orën 14:30. Pas një intervistimi dhe verifikimi të rëndësishëm u dyshua se në thellësi të mjetit kishte lëndë narkotike.
Më pas ata janë shoqëruar për kontroll në skaner në Kakavijë, ku rezultoi se tek tranversat e shasisë së mjetit kishte lëndë narkotike. Në njërin krahë u gjetën 9 pako me formë katrore kanabis me peshë totale rreth 20 kilogram.





