Një 55-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë këtë të diel.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Slabinjë, ku është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.