Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.
Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se shtetasi A.B., vjeç 47, roje i një firme, në zonën e Porto Romanos në afërsi të depozitave të karburantit të firmës ka djegur mjetin tip “Smart”.
Mësohet se automjeti i djegur ishte në pronësi të firmës me administrator shtetasin F.Sh., vjeç 29, banues në Durrës, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet që e kanë çuar punonjësin të ndërmarrë një hap të tillë.
Mbi 47-vjeçarin e arrestuar, banues në Fllakë, rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës me zjarr” sipas nenit 151 të Kodit Penal.





