Në këtë të diel pushimi për një pjesë të madhe, kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë t’i përgjigjet edhe komenteve të qytetarëve në Facebook, ku nuk mungojnë kritikat, shqetësimet apo edhe përgëzimet.
Një komentues i shkruan kryeministrit se nuk e sheh realitetin tek ato që thotë të cilin Rama e këshillon të heqë syzet e errëta. Ndërsa një tjetër i kërkon kryeministrit të mos mashtrojnë shumë, e ai ia kthen me një batutë.
REPLIKAT
Komentues 1: Respekt për çfarë keni bërë. Por mos harroni fjalën e Gertës në parlament për fshatrat që kanë nevojë për rrugën dhe drita…Urime prsh nga Greqia
Edi Rama: Unë nuk harroj asgjë dhe nuk pres të m’i kujtoje njeri detyrat e mia, por as ti Afrim mos harro që Shqipëria që duam bëhet me punë, sakrifica e durim të madh, sepse gropat e panumërta e të trashëguara në çerekshekulli nëpër fshatra, nuk janë llaf goje
Komentues 2: Përse ma jep ndihmën ekonomike kur ma merr prapë.
Edi Rama: Nuk e kuptoj çfarë do të thuash me këtë Gjergji, po di që ndihma ekonomike u shkon sot vetëm atyre që janë më shumë në nevojë dhe u hiqet atyre që pasi u ofrohet punë e refuzojnë.
Komentues 3: Si je mor burrë i fortë u bamë merak sot ku humbe
Edi Rama: Mos u baj merak se këtu jam nuk humb jo
Komentues 4: Nuk shohim realitetin me ato që thoni.
Edi Rama: Po provo t’i heqësh syzet e errëta se mbase e sheh realitetin pak më mirë.
Komentues 5: Vetëm mos mashtroni shumë ok.
Edi Rama: Për çfarë mashtrimesh e ke fjalën Elton se je edhe juventin e nuk ka lezet të flasësh si ata të kategorisë së tretë.





