Një regjisor është përplasur në tokë për vdekje nga një gjirafë teksa po e filmonte. Carlos Carvalho po filmonte gjirafën në Broederstroom, Afrikën e Jugut për ta përdorur në seritë e serialit popullor "Wild at Heart".

47-vjeçari është goditur nga gjirafa me kokë duke fluturuar 16 metra në ajër dhe goditja në tokë për të ka qenë fatale çka i shkaktoi vdekjen.

Regjisori u transportua në spital por mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Në të njëjtin spital po trajtohet edhe pronari i parkut të kafshëve të egra, Mike Hodge i cili u sulmua nga një luan.