I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” është moderatori i njohur dhe shumë i komentuar, Arian Çani i cili në këtë intervistë ka zbuluar shumë të pathëna e ka argëtuar publikun. Kur ka ardhur radha e Kejvinës për të dalë në skenë e për të bërë pyetjen e saj, Çani nuk i ka rezistuar dot bukuroshes bjonde.
Çani tentoi ta puthte në buzë, por velina u largua me shpejt ndërsa moderatori u shpreh se ky ishte një lloj testi.
Mirëpo të papriturat nuk u ndalën me kaq, sidomos pas pyetjes pikante që Kejvina kishte për Çanin.
“Ku do më puthje mua nëse vij në Zonë e lirë? Meqë s’jemi në Zonë e lirë, por jemi në Xing me Ermalin ku do më puthësh mua tani?”, ishte pyetja e Kejvinës.
“Në bythë, por ajo s’ka guxim. Në buzë kishte frikë, edhe në bythë ka frikë”, u përgjigj Çani.





