Një krim i rëndë në familje me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Një i ri ka plagosur me thikë babanë e nënën, dhe më pas është hedhur nga kati i tretë i banesës.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Nasi Pablo”.
25-vjeçari B.S. aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Nën kujdesin e mjekëve janë edhe babai i tij E.S., rreth 60 vjeç si dhe e ëma A. S., rreth 53 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes të riut dhe të atit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.





