E ëma e Ledri Vulës, Xheraldina, ishte e ftuar në emisionin “Chaud Patate” në Energy Radio, ku ndër të tjera foli për eksperiencën e re në “MasterChef Junior”, por edhe për Ledrin në veçanti, interesi për të cilin është shumë i madh.
Një ndër pyetjet ishte mbi emrin e reperit, i cili në pamje të parë na duket një emër modern, por nuk rezultoka kështu. Xheraldina rrëfeu mbi historinë e vendosjes së emrit.
“Ledri është emër ilir. Babai im është një hulumutues shumë i madh dhe tani po merret me librin kushtuar Hasan Prishtinës. Gjeti një libër shumë të vjetër me emra ilirë dhe prej atij libri të vogël më pëlqyen emrat Ledri dhe Lurni, ku këtë të fundit ia vendosa djalit të vëllait. E kisha zgjedhur kohë më parë. Pra, Ledri në të vërtetë ka lindur me emër.”- tha ajo.
Në fakt, google-uam paksa dhe në një album online ku janë të shkruar nga A-ja tek Zh-ja emrat më të lashtë shqiptarë është shkruar emri ‘Ledra’. Në Wikipedia, Ledraose Ledrae i referohet një mbretërie të lashtë në një qytet afër Qipros e themeluar para lindjes së Krishtit. E tani që e mendojmë, duke iu referuar faktit se në periudhat më të hershme kufijtë nuk ishin të ndara si sot, diçka me emrin Ledri duhet të ketë patur lidhje me fiset ilire. /Anabel/





