Kanoset me mjete të forta një djalë i ri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 një ditë më parë, ndërsa dy protagonistët janë shtetasi A.H. vjeç 30 (autori) dhe S.S., vjeç 26 (i dëmtuari), të dy me banim në Durrës.
Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 30-vjeçarin ta kanosë me mjete të forta 26-vjeçarin, ndërsa policia informon se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për në bazë të nenit 84 Kodit Penal.





