Një makinë e djegur është gjetur këtë të shtunë në fshatin Derven të Fushë Krujës.
Në makinë dyshohet se është gjetur edhe një viktimë. Automjeti i djegur është gjetur në afërsi të Borizanës.
Ende nuk është konfirmuar nëse personi që ndodhet brenda në mjetin e djegur është në vendin e shoferit apo në sedilien e pasagjerit. Automjeti është gjetur i fshehur në një zonë rurale.





