Kartëmonedhat 50 euro ‘pushtojnë’ rrugën, trafiku bllokohet. Të gjithë duke mbledhur eurot

Nuk është skenë nga një film, por një ngjarje e vërtetë, e regjistruar një ditë më parë në një provincë të Padovës, Itali.

Një grua ishte duke kaluar rrugën, kur nga çanta e saj nisin të fluturojnë kartëmonedha të prerjes 50 euro.

Të ndihmuara nga era, kartëmonedhat nisin të përhapen rreth e përqark.

Në fillim gruaja nuk po kuptonte çfarë po ndodhte, por më pas nisi të mbledhë me shpejtësi eurot. Në ndihmë të saj vijnë edhe dy kalimtarë, madje dhe pronarë biznesesh aty pranë.

Edhe shoferët ndalojnë mjetet në mes të rrugës dhe vihen në ndjekje të eurove që i merrte era. Në fund, të gjitha kartëmonedhat, që arrinin vlerën 1200 euro, iu rikthyen gruas.