Dje në media qarkulloi një lajm se deputeti i PS-së Taulant Balla ka ndihmuar një person, i cili ishte aksidentuar nga një makinë në qytetin e Elbasanit.

Por ish-kryeministri Sali Berisha kishte një version tjetër për këtë ngjarje, ku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se ka qenë vetë ai që e ka aksidentuar.

Duke publikuar një mesazh që Berishës ia ka dërguar një qytetar, thuhet se Balla po bën çmos që të fshehë ngjarjen.

Por postimi i Berishës ka ngjallur reagimin e Ballës, i cili shkruan se e ka ndihmuar si qytetar pasi kush e shkaktoi aksidentin dihet dhe çdo gjë është sqaruar në polici.

Me anë të një statusi në Facebook, Balla e quan Berishën të çmendur dhe si mund të shpifë deri në këtë pikë.

POSTIMI I TAULANT BALLËS:

Sali Berisha je nje plak i cmendur!

Je nje turp. Po aq turp eshte fakti per ne shqiptaret, qe ti ke qene President, Kryeminister dhe je akoma nje perfaqesues i populli.

O plak i cmendur! Si mund te shpifesh deri ne kete pike.

Sot kam bere detyren si nje qytetar i thjeshte. I kam dhene ndihme sadopak nje qytetari te aksidentuar nga nje makine, te cilen e drejtonte nje zonje, e cila ishte e tmerruar nga ajo qe i kish ndodhur. Ishte edhe ajo aty, bashke me nje djale te mitur. Jam i bindur qe Policia me pas ka bere procedurat me drejtuesen e mjetit te perfshire ne aksident.

Kam ndaluar sic ndaluan edhe plot njerez te tjere te zakonshem aty. Kam njoftuar Spitalin e Elbasanit dhe e kam ndjekur situaten e te aksidentuarit ne spital, sepse keshtu jam une. Jam interesuar me pas me Drejtoreshen e Spitalit per ta nisur per sherbim me te specializuar ne Tirane dhe jam me shume shprese qe nuk ka asnje rrezik per jeten.