Në media ditën e sotme u tha se deputeti i PS-së Taulant Balla ka ndihmuar një person, i cili ishte aksidentuar nga një makinë në qytetin e Elbasanit.

Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një version tjetër për këtë ngjarje, ku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se ka qenë vetë ai që e ka aksidentuar.

Duke publikuar një mesazh që Berishës ia ka dërguar një qytetar, thuhet se Balla po bën çmos që të fshehë ngjarjen.

Postimi i plotë

Taulant Balla aksidenton qytetarin!

Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb

“Pershendetje doktorr …

Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”