Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mandatin e deputetit.
Një ditë pasi deklaroi publikisht se hiqte dorë nga mandati i tij i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, Tahiri i dërgoi të premten një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për dorëzimin e mandatit.
Më herët të premten, me kryetarin e Kuvendit Ruçi është takuar Spartak Braho. Braho, renditej i 19-ti në listën e Partisë Socialiste për Tiranën, duke qenë kështu kandidati i parë në radhë për të zënë karrigen e lënë bosh nga Tahiri.

Në rast refuzimi nga Braho për të marrë mandatin e deputetit, atëherë mandati pritet të merret nga kreu aktual i FRESSH-it, Elio Hysko.





