Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët nga selia blu theksoi se skandali më i madh i kësaj qeverie është çështja ‘Tahiri’, ndërsa shtoi se 'nuk duhet të merremi me ça kemi thënë.'
Keni paralajmëruar disa skandale të reja që do të publikonit, cilat janë?
Komunikimin tim e kam të hapur me ju. Mos të merremi ça është thënën. Skandali më i madh është skandali Tahiri. Loja vazhdon. Dorëheqja e tij është për ti hedhur hi mashtrimeve. Një javë pasi erdhi në kuvend për mandatin, pas tij është Rama.
Kur thoni një qeveri antimafia, keni parasysh një qeveri teknike? Pra të bëjmë hapa si vitin e kaluar?
Jemi të hapur për gjithçka. Ajo që ka parasysh është largimi i Ramës dhe çdo ministri të lidhur me krimin dhe mafian. Largimi i Ramës është zhbllokim i rrugës europiane të Shqipërisë. Nuk është problem i vetëm opozitës, pro edhe socialistëve të ndershëm. PD do të qëndrojë në krah të qytetarëve në çdo betejë, deri në largimin e një qeverie që është kthye në makth dhe për Shqipërinë europiane. Besoj se është e qartë. Ky është qëndrimi i gjithë opozitës.





