Policia e Korçës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes së 45-vjeçarit Erjon Çollaku. Ai është A.O., rreth 50 vjeç, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku një konflikt mes palëve ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri. Konflikti, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ka ndodhur për motive të dobëta.