Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e te enjtes në qytetin e Bilishtit. Burimet thane se i plagosur ka mbetur 39-vjeçari i identifikuar Erion Çollaku.
Ai është qelluar me një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Ngjarja e rende thuhet se ka ndodhur per motive banale.
Sipas Policise, autori dhe i plagosuri fillimisht jane konfliktuar verbalisht dhe me pas sherri ka degraduar ne perdorimin e armes se zjarrit. Te dy personat e perfshire ne konflikt, dyshohet se kane qene ne gjendje te dehur.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur ne nje lokal ne qender te qytetit.
“Rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton Policia.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij, shtuan të njëjtat burime.





