Një 58-vjeçare nga Durrësi po ndiqet penalisht nga policia, pasi akuzohet për “Vetëgjyqësi”.
Mësohet se shtetasja I.B. ka pasur me qira një lokal në lagjen nr.1 të Durrësit.
Por duket se ajo nuk është ndarë mirë me pronarin e ambientit që kishte marrë me qira, pasi një ditë më parë, ka shkuar sërish në lokal me pretendimin për të marrë disa materiale, që i përkisnin.
I ndodhur në këto kushte, pronari i lokalit, shtetasi R.K. 42 vjeç, ka denoncuar ish-qiradhënësen në polici.
Një hetim policor ka nisur për rastin në fjalë, ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.





