Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri.
Kryemadhi e quajti jo vetëm qesharake, por kompromis të radhës nga ana e Ramës për të shpëtuar nga gjëmat e mëdha që po vijnë.
"Kjo është për të mbuluar gjëmat e mëdha po vijnë, dorëheqja e Tahirit apo dorëzimi i mandatit është qesharak se në 19 prill vrapoi në senacë të mos humbte mandatin dhe sot del dhe e heq mandatin. Është ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës dhe kërkon t’i japë oksigjen Ramës dhe gripeve kriminale, është teatër fëmijnor, që nuk na hedh dot hi syve. Lotët e krokodilit që shikojmë nga ata që kanabizuan vendin janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët, nuk e shpëtojnë dot Ramën nga përfshirja, se ai ishte ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit, Tahiri ishte ushtar i vogël, janë bërë qesharakë me kodet mafioze që i japin njëri tjetrit në distancë që vetëm ata dinë ti deshifrojnë. Për opozitën është fat i madh të akuzohet nga një njeri që e dinë ndërkombëtarët se cfarë është. Ky ishte kompromis i radhës i Ramës që për të shpëtuar, e ka zakon të thotë jo mor burrë, i ka thënë atij, ik dy orë sa të harrohesh, kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish që kemi sot një situatë ku nuk gjendet drejtësia."





