Një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati në Shkodër dhe ka gjetur menjëherë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër në afërsi të vendit të quajtur Sahati.

Sipas informacioneve mësohet se  viktima është Albin Luku, 57-vjeç.

Nuk dihen ende motivet e hedhjes nga pallati të 57-vjeçari, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.