Kishte konsumuar alkool tej normës dhe i dehur po kthehej në shtëpi, por në të vërtetë ka mbërritur me urgjencë në spital.

Kjo i ka ndodhur një ditë më parë një 58-vjeçari nga Durrësi, shtetasit A.V. që pasi kishte kthyer disa gota po shkonte në shtëpi, në zonën e Shkozetit.

Shumë pranë banesës në lagjen nr.14, ai është rrëzuar në rrugë dhe ka mbetur i lënduar.

Pasi është dërguar me urgjencë në spital ditën e martë, ai vazhdon të ndodhet ende nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka nisur edhe një hetim lidhur me rastin në fjalë.