Një 51-vjeçar ka denoncuar në policinë e Kavajës zhdukjen pa adresë të bashkëshortes së tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.H., banues në fshatin Vorrozen, kallëzoi se gruaja e tij, shtetasja me inicialet K.H., u largua nga banesa më datë 30 prill.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.05.2018, shtetasi I.H, vjeç 51, banues në fshatin Vorrozen, kallëzon se, më datë 30.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia K.H, vjeç 49. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë