Një bombë gati për të shpërthyer është zbuluar rastësisht në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm nga policia bashkiake e Roveretos, në Italinë veriore. Bomba ishte vendosur në dritaren e agjencisë së punës së përkohshme Adecco.

Nga lajmet e para duket se fitili që duhej të shpërthente eksplozivin, është fikur vetë, duke shmangur një katastrofë. Bomba ishte e formuar nga dy llokume dinamiti të mëdha të lidhura në një cilindër metalik.

Shënimi i lënë në dritare “Gëzuar 1 Majin shfrytëzues. Jo TAP-it” lë pak dyshime mbi qëllimin e autorëve. Bomba u çaktivizua nga një robot mekanik, ndërkohë që karabinierët e Rovereto kanë hapur një dosje hetimore.=

TAP do të çojë në Itali e Evropë, duke kaluar nga Shqipëria përmes detit Adriatik gazin natyral të ardhur nga Azerbajxhani. Bashkë me TANAP (Trans Anatolian Pipeline) dhe SCP (South Caucasus Pipeline), TAP është një nga infrastrukturat e transportit që do të hapin të ashtuquajturin Korridori Jugor i Gazit, duke mundësuar hyrjen në tregun evropian të rezervave të gazit natyror të zonës së detit Kaspik.