Pas denoncimit që familjarët e të miturës në fshatin Kalasë të Delvinës bënë ndaj ish-mësuesit të shkollës 9-vjeçare, Neshat Tepelena për ngacmim seksual, shtohen zërat kundër tij.
Për Ora News, babai i shoqes së klasës së 11-vjeçares që ra pre e ngacmimit, thotë se mësuesi Neshat Tepelena e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të mos flasë rreth asaj që ka parë në shkollë.
Viktor Ajdini: "Disa ditë pa publikimit të ngjarjes, mësuesi Neshat Tepelena më ka telefonuar mbi 10 herë dhe më ka tha: Thuaj vajzës të thotë që nuk ka parë gjë."
Një ditë më parë, Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e mësuesit 60 vjeçar Neshat Tepelena të dyshuar për veprime të turpshme ndaj të miturave dhe e la në masë sigurie ‘arrest me burg’ deri në fund të hetimeve.
Ai u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës, por dyshohet edhe për raste të tjera.





