Martesën mes tyre e kanë zgjidhur, bashkëshorti madje është i pajisur me urdhër mbrojtjen ndaj ish-gruas, por kjo e fundit nuk është ndalur dhe ka vijuar ta shqetësojë ish-burrin.

“Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen A.A., vjeçe 58, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e gjykatës, duke shqetësuar ish-bashkëshortin e saj shtetasin V.A., vjeç 59, banues në Shijak, i cili ka urdhër mbrojtjeje”,– njofton policia e Durrësit.