Një 13-vjeçar në Durrës është kapur “mat” teksa tentonte të vidhte telefonin e një vajze.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i mitur, D.S., vjeç 13, banues në Durrës u kap duke vjedhur nga xhepi telefonin celular të shtetases F.V., vjeçe 20, banuese në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 134 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin e mitur D.S., vjeç 13, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, u kap duke vjedhur nga xhepi telefonin celular të shtetases F.V., vjeçe 20, banuese në Fier. Neni 134 i Kodit Penal.