Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.

Mësohet se, gjatë ditës së djeshme, më datë 30.04.2018. është ndaluar shtetasi E.S., 40 vjeç, banues në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare ndaj 40-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Shtetasi i ndaluar akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Dhuna në familje" dhe "Vjedhja". Nenet 283/1, 130/a/4 dhe 134/1 të Kodit Penal.