Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot, në afërsi të Thumanës.
Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një automjet tip "Volksweagen" ka përplasur nga pas një mjeti tip "Golf".
Si pasojë e përplasjen një nga mjetet ka përfunduar në bahçen e një shtëpie që ndodhej pranë rrugës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa të dëmtuarit nuk janë në rrezik për jetën.





