Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për 6 kasollet me kanabis të zbuluara nga policia në tetor të vitit 2019 në fshatin Vezhdanisht të Vlorës, është vënë në pranga.
I arrestuari është Xhovalin Baco, banues në Vlorë. Për këtë shtetas Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.
Më 04.10.2016, në fshatin Vezhdanisht u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike kanabisi, u sekuestrua lëndë narkotike marijuanë, armë zjarri dhe u arrestuan 6 shtetas.





