Pas lajmit të Top Channel se çmimi i bukës do të rritet me argumentin se për furrat është rritur çmimi i energjisë elektrike, pas OSHEE-së, ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe
Braçe akuzon Top Channel për shantazh, e sipas tij pas një lajmi të tillë qëndrojnë interesa të biznesmenëve të caktuar.
POSTIMI
Nuk ka arsye të rritet çmimi i bukës!
Fare!
Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!
Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk ka ndryshuar e nuk ndryshon.
Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!
Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes, per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguajë si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!
Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.
Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.
Por, cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!
Ka vendim per kete.
Kjo do te thote se, nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!
Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguajë cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.
Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.
Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas, nuk mund te bej dot kush.





