4 raste dhune në familje janë regjistruar gjatë ditës së diel në Durrës. Spektri i dhunës ka përfshirë të gjithë anëtarët e familjes pasi përveç rasteve më të zakonshme ku burri rreh gruan, raste dhune janë konstatuar edhe në raportet vëlla-motër, djalë-baba dhe dhunë mes kushërinjve.

Në të katërta rastet, policia e Durrësit ka kërkuar nga Gjykata lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për personat e dhunuar.

Njoftimet e policisë:  

  • Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen SH.GJ, vjeç 32, pasi bashkëshorti, shtetasi G.GJ, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.L, vjeç 42, pasi vëllai F.GJ, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
  • Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.SH, vjeç 52, pasi djali, E.SH, vjeç 20 me ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
  • Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin SH.O, vjeç 44, pasi kushëriri i tij, shtetasi L.GJ, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006”. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.