Një kompani në Rimini ka vendosur të ndihmojë punonjësit të luftojnë lodhjen nga kompjuteri në një mënyrë të veçantë, përmes kanabisit.

Themeluesi i kompanisë që merret me marketing, ka vendosur si benefit për punonjësit çaj marijuane, biskota dhe aroma. Të gjitha me bazën kryesore të kanabisit, cannabidiol meqëllim që të krijojë një ambient pune të qetë dhe relaksues.

"Pavarësisht se qëndrojmë në provincë, stresi i punës nuk mund të largohet dhe kjo është arsyeja që kemi vendosur në ambjentet tona produkte të ndryshme të prodhuara me kanabis. Ato garantojnë relaksimin e punonjësve dhe mundësinë që të punojnë më mirë," deklaroi Giacomo Arcaro, themeluesi i kompanisë Riviera

Atyre që kanë kritikuar këtë zgjedhje, kompania i është përgjigjur se objektivi nuk është ajo "e shtrirjes pas tavolinës", por "garantimi i relaksit", të punonjësve.

Jo rastësisht në këtë kompani nuk ka kartelë që duhet të check-osh, dhe oraret janë mjaft fleksibël, punonjësit kanë një sallë relaksi dhe ftesa falas për diskoteka.