Është goditur një tjetër grup i organizuar kriminal, këtë herë nga policia greke ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë.
Operacioni është ndërmarrë në lagjen "Peristeri" të Athinës ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg marijuanë.
Në pranga policia greke ka vënë drejtuesin dhe pasagjerin, të dy shqiptarë 25 dhe 41 vjeç, si edhe pronarin e mjetit, një shqiptar 49-vjec.
Identitieti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur ndërsa policia ka sekuestruar 1650 euro, 2400 lek te reja shqiptare, 3 automjete, 4 celulare.





