Gjatë emisionit "Xing me Ermalin", është transmetuar një video speciale ku një djalë nga Durrësi me emrin Brenaldo, së bashku me Ermal Mamaqin, Eli Farën dhe bandën e Xing-ut ka shkuar për të propozuar për martesë partneren e tij, Xhulian.

Xhulia vjen me idenë se do bëjë një intervistë për të marrë pjesë te "Lufta e nuseve".

Eli, Ermali dhe banda e Xing-ut shkojnë drejt saj duke kënduar e duke e habitur Xhulian.

Pas tyre vjen Brenaldo i cili mban në duar një kuti me trëndafila dhe unazën.

"A dëshiron të martohesh me mua?", e pyeti Brenaldo Xhulian e cila ishte shumë e emocionuar.

"Oh Zot, faleminderit, po dridhem", tha Xhulia dhe përqafoi Brenaldon.