Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim.
Sipas burimeve zyrtare, ditën e djeshme është ndaluar shtetasi në kërkim, S.K., vjeç 37, banues në Durrës.
Për 37-vjeçarin e ndaluar, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhja", sipas nenit 134 të Kodit Penal.





