Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë.

Një makinë tip "Fouristradë" është përmbysur në rrugën Fier-Levan ndërsa shoferi ka humbur jetën, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

"Fouristrada" dyshohet se është përplasur me një makinë tjetër para përmbysjes.

Forcat zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit nga makina.