Partia Demokratike dega Durrës ka nisur riorganizimin e strukturave të partisë, në kuadër të zgjedhjeve të ardhëshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Kryetari i komanduar i degës së partisë demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri zhvilloi në Manëz takimin e parë në kuadër të një fushate takimesh që do të shërbejnë për të ringritur partinë.
Në takimin me strukturat e partisë të njësive administrative: Sukth-Manëz-Ishëm, zona, të cilat pak vite më parë ishin bastione të së djathtës, Xhaferri kërkoi të mblidhen të gjitha forcat dhe të përgatiten për të fituar zgjedhjet lokale të vitit pasardhës.
Kreu i PD për Durrësin tha se Partia Demokratike ka bërë një analizë të thellë për situatën e zgjedhjeve të kaluara. Sipas tij, PD-ja e ktheu kokën prapa për të bërë këtë analizë, për të gjetur gabimin dhe jo për të prerë kokat e njëri-tjetrit.
Xhaferri theksoi se, Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë ballë-lartë për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe të kërkojnë votën e qytetarëve.
Sipas tij, kjo force politike është parti për të gjtihë shqiptarët ndryshe nga PS-ja e cila ka mëndjen vetëm të ushqejë oligarkët e saj.
Kryetari i Partisë Demokratike për degën Durrës, Ferdinand Xhaferri do të zhvillojë me strukturat e partisë edhe disa takime të tjera me qëllim riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme.





