Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore të Tiranës për konstatimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Nga kontrollet u evidentuan nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj, bën të ditur policia.

Ajo që bën çudi në videon e publikuar, është një drejtues mjeti i cili jo vetëm është kapur në gjendje të dehur, por i kërkon oficerit të policisë të shtrihet gjysmë ore në makinë sa t'i dalë pija.

Ndërkohë që nga matja rezulton se niveli i alkolit të tij në gjak është disa herë mbi normën.