Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Peqin-Elbasan, ku një grua humbi jeten pasi dy makina u perplasën me njëra tjetrën.

58-vjeçarja Liljana Qyra udhetonte me djalin e saj.

Djali, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i njërit prej mjeteve të përfshirë në aksident është përplasur me një tjetër makinë, në vendin e quajtur Paulesh.

Përplasja ka rezultuar tragjike për nënën e të riut nga Durrësi, e cila ka humbur jetën për shkak të plagëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 minuta të pasdites së sotme në vendin e quajtur Bishqem, në njësinë administrative Pajovë kur një automjet tip Opel me drejtues shtetasin E. Q, banues në Durrës, është përplasur me automjetin “Vols Kady” me drejtues mjeti shtetasin B.R, banues në Elbasan.

“Si pasoje e përplasjes është dëmtuar dhe transportuar për në spitalin Elbasan por ka humbur jetën si pasojë e plagëve shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Opel“, sqaron policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes. Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar.