Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçareje ka ndodhur rreth orës 15:30 në aksin Peqin-Elbasan.

Burime zyrtare thanë se viktima është Liljana Qyra, e cila udhëtonte në një makinë ku djali i saj ishte shofer.

Paraprakisht mësohet se djali i saj ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka vdekur nëna e tij, e cila ishte me origjinë nga Gramshi dhe jetonte në Durrës.

Sapo u njoftua për ngjarjen forca të shumta policie mbërritën në vendin ku ndodhi aksidenti dhe nisën hetimet.