Personi që shikoni në foto është Vladimir Kurti 28 vjeç. Ai është ekzekutori direkt i 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci.
Vladimir Kurti, me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit, është banues në Kamëz.
Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e Komisariatit Nr.5 të Policisë së Tiranës, gjatë një aksioni të mirëorganizuar të këtij komisariati.





